Hargreaves takon kryetarin e Leposaviqit e Zubin Potokut: Diskutuam për rëndësinë e dialogut mes autoriteteve lokale dhe qendrore
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka takuar Kryetarin e Leposaviqit, Zoran Todiq dhe atë të Zubin Potokut, Milos Peroviç. Ai ka shrehur mbështetjen për rolin e tyre në ofrimin e shërbimeve për komunitetet e tyre, shkruan lajmi.net. “Dje pata takime interesante me Kryetarin e Bashkisë së Leposaviqit, Zoran Todiq dhe Kryetarin…
Lajme
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka takuar Kryetarin e Leposaviqit, Zoran Todiq dhe atë të Zubin Potokut, Milos Peroviç.
Ai ka shrehur mbështetjen për rolin e tyre në ofrimin e shërbimeve për komunitetet e tyre, shkruan lajmi.net.
“Dje pata takime interesante me Kryetarin e Bashkisë së Leposaviqit, Zoran Todiq dhe Kryetarin e Bashkisë së Zubin Potokut, Milos Perovic. Shpreha mbështetjen time për rolin e tyre në ofrimin e shërbimeve për komunitetet e tyre. Diskutuam rëndësinë e dialogut dhe strategjive të përbashkëta midis autoriteteve lokale dhe qendrore për ta bërë këtë”, ka shkruar Hargreaves në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: