Policia e Kosovës dhe KFOR forcojnë gatishmërinë operacionale me ushtrimin “Incident Command Walkthrough”

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me ushtarë nga Batalioni Manovrues i Komandës Rajonale–Lindje të misionit të udhëhequr nga KFOR/NATO, ka realizuar një ushtrim të përbashkët të quajtur “Incident Command Walkthrough”. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte testimi i procedurave standarde të operimit, mekanizmave të komandimit dhe kontrollit, si dhe metodave të koordinuara të reagimit, për të…

Lajme

22/01/2026 14:08

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me ushtarë nga Batalioni Manovrues i Komandës Rajonale–Lindje të misionit të udhëhequr nga KFOR/NATO, ka realizuar një ushtrim të përbashkët të quajtur “Incident Command Walkthrough”.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte testimi i procedurave standarde të operimit, mekanizmave të komandimit dhe kontrollit, si dhe metodave të koordinuara të reagimit, për të siguruar një nivel të lartë gatishmërie operacionale dhe përgjigje efektive ndaj çdo sfide të mundshme të sigurisë.

Ushtrimet e përbashkëta pasqyrojnë profesionalizmin, koordinimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, duke mbështetur misionin për garantimin e një mjedisi të sigurt dhe të stabil për qytetarët e Kosovës.

Policia e Kosovës vlerëson kontributin e të gjithë mbështetësve që ndihmojnë në avancimin profesional të strukturave të sigurisë.