Macroni shfaqet me sy të kuq, mjekët: Sindromë që shkaktohet nga një shuplakë në fytyrë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, u shfaq me një sy të fryrë dhe shumë të kuq gjatë pjesëmarrjes në Forumin Botëror Ekonomik në Davos. Zyrtarët francezë konfirmuan se ai kishte pësuar një hemorragji subkonjunktivale, një gjendje ku një enë e vogël gjaku thyhet në sipërfaqen e syrit, duke i dhënë dukshmëri të kuqe dhe dramatike. Konsultanti…

Bota

22/01/2026 13:21

Presidenti francez, Emmanuel Macron, u shfaq me një sy të fryrë dhe shumë të kuq gjatë pjesëmarrjes në Forumin Botëror Ekonomik në Davos.

Zyrtarët francezë konfirmuan se ai kishte pësuar një hemorragji subkonjunktivale, një gjendje ku një enë e vogël gjaku thyhet në sipërfaqen e syrit, duke i dhënë dukshmëri të kuqe dhe dramatike.

Konsultanti oftalmolog Mfazo Hove tha për DailyMail se kjo gjendje mund të ndodhë si pasojë e një goditjeje në fytyrë, si një shuplakë, por mund të ndodhë edhe spontanisht.

Megjithatë, sipas mjekut, në shumicën e rasteve kjo nuk paraqet rrezik serioz për shëndetin.

Macron vetë e ka përshkruar gjendjen si “plotësisht të padëmshme” dhe ka kërkuar falje për pamjen e tij gjatë fjalës së Vitit të Ri për forcat e armatosura franceze.