Zhvillime të reja- Vladimir Putin përgatitet të dërgojë 1 miliard dollarë në Bordin e Paqes
Presidenti amerikan, Donald Trump mblodhi sot shumë drejtues të shteteve në botë në Davos të Zvicrës. E gjithë kjo për shkak të Bordit të Paqes. Tanimë pjesë e këtij bordi zyrtarisht është edhe Kosova, pas nënshkrimit të dhënë nga presidentja Vjosa Osmani. Por sic raportohet nga “Tass” i Rusisë, presidenti rus, Vladmir Putin është gati…
Lajme
Presidenti amerikan, Donald Trump mblodhi sot shumë drejtues të shteteve në botë në Davos të Zvicrës.
E gjithë kjo për shkak të Bordit të Paqes.
Tanimë pjesë e këtij bordi zyrtarisht është edhe Kosova, pas nënshkrimit të dhënë nga presidentja Vjosa Osmani.
Por sic raportohet nga “Tass” i Rusisë, presidenti rus, Vladmir Putin është gati të dërgojë 1 miliard dollar asete ruse në Bordin e Paqes së Trump, transmeton lajmi.net.
Një dokument i zbuluar i raportuar më parë nga BBC tha se shteteve anëtare të Bordit të Paqes do t’u jepen mandate të rinovueshme trevjeçare dhe vende të përhershme do të vihen në dispozicion të atyre që kontribuojnë 1 miliard dollarë (740 milion £).
Putin thotë se fondet mund të vijnë nga asetet ruse të ngrira në SHBA dhe se kjo do të diskutohet me administratën Trump në një takim sot.
Ndryshe më parë u raportua se pikërisht Mbretëria e Bashkuar dhe disa shtete të tjera shprehen rezerva për t’iu bashkuar këtij bordi për shkak të shqetësimeve për përfshirjen e Vladimir Putin në të./Lajmi.net/