Hazir Haziri arrin në Kosovë, pas lirimit nga burgu në Serbi

Hazir Haziri i cili u arrestua nga Serbia në shtator të vitit të kaluar është liruar sot. Ai tashmë ka arritur në Kosovë përmes pikës kufitare në Merdare, ku është pritur nga familjarët e tij. E Haziri është pritur në Merdare dhe nga avokati Atrianit Koci. Koci ka thënë se asnjë qytetar i pafajshëm nuk…

Lajme

21/01/2026 23:53

Hazir Haziri i cili u arrestua nga Serbia në shtator të vitit të kaluar është liruar sot.

Ai tashmë ka arritur në Kosovë përmes pikës kufitare në Merdare, ku është pritur nga familjarët e tij.

E Haziri është pritur në Merdare dhe nga avokati Atrianit Koci.

Koci ka thënë se asnjë qytetar i pafajshëm nuk guxon të mbetet në burgjet e Serbisë. Për këtë ka thënë se është angazhuar dhe do të angazhohet sa herë të ketë nevojë.

“Fjalën e dhënë e mbaj. Kam thënë se Hazir Hazirin do ta kthej nga burgu i Serbisë. Sonte, Hazir Haziri është në Kosovë. Asnjë qytetar i pafajshëm nuk guxon të mbetet në burgjet e Serbisë. Për këtë jam angazhuar dhe për këtë do të angazhohem sa herë të jetë nevoja”, ka thënë Koci.