Kongresi amerikan shqyrton diskriminimin ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Kongresmeni amerikan Keith Self ka prezantuar në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aktin për Vlerësimin e Diskriminimit në Luginën e Preshevës, një nismë ligjore që synon të adresojë trajtimin e shqiptarëve nga autoritetet serbe. Lajmi është bërë i ditur nga organizata Albanians for USA, e cila ka theksuar se ky legjislacion e obligon…

Lajme

21/01/2026 18:02

Kongresmeni amerikan Keith Self ka prezantuar në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aktin për Vlerësimin e Diskriminimit në Luginën e Preshevës, një nismë ligjore që synon të adresojë trajtimin e shqiptarëve nga autoritetet serbe.

Lajmi është bërë i ditur nga organizata Albanians for USA, e cila ka theksuar se ky legjislacion e obligon Departamentin e Shtetit të SHBA-së të kryejë një vlerësim zyrtar mbi diskriminimin institucional dhe sistematik të Serbisë ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Sipas nismës, raporti i Departamentit të Shtetit do të shërbejë si bazë për informimin e politikës së jashtme amerikane dhe për veprime të mundshme diplomatike lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut dhe të pakicave kombëtare në Serbi.