Çitaku bën thirrje për protestë më 17 shkurt në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Nënkryetarja e Partia Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, ka folur për protestën që do të mbahet më 17 shkurt në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që gjenden në Hagë. Përmes një postimi në Facebook, Citaku ka bërë thirrje për protestë, duke kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim…

Lajme

21/01/2026 17:48

Nënkryetarja e Partia Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, ka folur për protestën që do të mbahet më 17 shkurt në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që gjenden në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook, Citaku ka bërë thirrje për protestë, duke kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Sipas saj protesta është pa motive politike dhe kundër zvarritjeve, duke nënvizuar se “drejtësia për çlirimtarët është drejtësi për Kosovën.”