KQZ njofton se janë rinumëruar 937 vendvotime, procesi përmbyllet plotësisht në 8 komuna

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen. Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e mërkurë, 21 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar 937 nga 2,557 vendvotime.…

Lajme

21/01/2026 17:04

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e mërkurë, 21 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar 937 nga 2,557 vendvotime.

Sipas këtyre të dhënave, deri më tani rinumërimi është përmbyllur plotësisht në 8 komuna.