Macron dhe liderët tjerë evropianë në shenjë proteste largohen nga salla pasi filloi fjalimi i Trump

Presidenti amerikan Donald Trump ka filluar fjalimin e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ndërsa homolgu i tij francez Emmanuel Macron dhe liderë të tjerë evropianë janë larguar nga forumi. Trump mbërriti në Davos të mërkurën rreth orës 14:00, pak minuta para se të fillonte fjalimin rreth orës 14:30. Por, liderët evropianë si presidenti…

Bota

21/01/2026 15:15

Presidenti amerikan Donald Trump ka filluar fjalimin e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ndërsa homolgu i tij francez Emmanuel Macron dhe liderë të tjerë evropianë janë larguar nga forumi.

Trump mbërriti në Davos të mërkurën rreth orës 14:00, pak minuta para se të fillonte fjalimin rreth orës 14:30.

Por, liderët evropianë si presidenti francez Emmannuel Macron dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen janë larguar nga forumi të mërkurën. Siç shkruan prestigjozja britanike The Telegraph, largimi i tyre ndërlidhet me përplasjet që kanë pasur kohëve të fundit me presidentin Trump – sidomos për Grenlandën.

Gjatë fjalimit në Davos, Trump tha se Evropa nuk njihet më, se po importon një popullsi “të re dhe krejtësisht të panjohur”.