Koci reagon për reduktimet e rrymës: Pse po e durojmë këtë? – Në çdo vend tjetër njerëzit do të protestonin

Avokati i njohur, Arianit Koci ka reaguar për reduktimet e shpeshta të rrymës që po ndodhin ditët e fundit. Koci është shprehur i habitur se si qytetarët po e durojnë këtë, transmeton lajmi.net. “Pse po e durojmë këtë? Në çdo vend tjetër njerëzit do të protestonin. Te ne, heshtje. Durim pa kufi. Kjo s’është sjellje…

Lajme

20/01/2026 18:39

Avokati i njohur, Arianit Koci ka reaguar për reduktimet e shpeshta të rrymës që po ndodhin ditët e fundit.

Koci është shprehur i habitur se si qytetarët po e durojnë këtë, transmeton lajmi.net.

“Pse po e durojmë këtë? Në çdo vend tjetër njerëzit do të protestonin. Te ne, heshtje. Durim pa kufi. Kjo s’është sjellje e një shoqërie të civilizuar.”, shkroi ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

NUK KA PRAP RRYME.
Qytetarët po rrinë në errësirë. Banesat ftohen. Bizneset ndalen. Fëmijët po mbesin pa i kry detyrat. Të moshuarit po rrezikohen.
Jeta po ndalet. Po jetojmë qenqe!
E krejt kjo po ndodh përkundër faktit që po e paguajmë rrymën rregullisht dhe me çmim të ngritur
Asnjë shtet në rajon s’ka ndërprerje të këtij niveli. Askush nuk jeton më keq se qytetarët e Kosovës kur vjen puna te rryma.
————
Pse po e durojmë këtë?
Në çdo vend tjetër njerëzit do të protestonin. Te ne, heshtje. Durim pa kufi.
Kjo s’është sjellje e një shoqërie të civilizuar.
Në anën tjetër, politikanët i kemi votu për zgjidhje, e jo për arsyetime.
Prandaj, duam dorëheqje. Duam rrymë. Sonte.
P.S.
Mos harroni: Kosova është e dyta në Evropë dhe e pesta në botë për sasinë e thëngjillit.
Me pasë politikanë patriota dhe të dijshëm, bëhemi lider ekonomik regjional./lajmi.net/