Situata pas rinumërimit, Totaj: E dëmton imazhin e Kosovës, duhet rishqyrtim se si mbahen zgjedhjet

Shaqir Totaj, nga Partia Demokratike e Kosovës nga dega në Prizren, ka folur për mospërputhjet në vota të kandidatëve të partive nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, që janë shfaqur në këtë komunë. Totaj në T7, ka thënë se duhet të ketë një rishqyrtim të sistemit se si mbahen zgjedhjet, duke thënë se Kosova duhet të…

Lajme

20/01/2026 17:53

Shaqir Totaj, nga Partia Demokratike e Kosovës nga dega në Prizren, ka folur për mospërputhjet në vota të kandidatëve të partive nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, që janë shfaqur në këtë komunë.

Totaj në T7, ka thënë se duhet të ketë një rishqyrtim të sistemit se si mbahen zgjedhjet, duke thënë se Kosova duhet të ndahet në zona zgjedhore.

‘’Së pari nuk hiç sens me vjedh vota. Pa e pa një hetim dhe veprim të drejtësisë nuk muj me dhanë asnjë mendim as një konstatim por përpara se me pa atë, kisha pas qef me pa një shqyrtim të komplet sistemit se si mbahen zgjedhjet nga ana e KQZ dhe me të thanë të drejtën nga klasa politike me rishqyrtu se organizohen këto zgjedhje. Për shembull pse me votu për 10 persona, tjetra pse mos me nda Kosovën në zona që deputetët mos me shku prej një komune në komunën tjetër, me kriju parakushte për me pa mundesu një veprim të tillë’’, ka thënë ai.

Ai ka thënë edhe se, situata e krijuar pas rinumërimit është dëmtim i imazhit të Kosovës, pasi që Kosova është njohur si vend që mban zgjedhje të mira dhe të qeta.

‘’Në anën tjetër edhe verifikimi i integritetit të komisionionerve, KQZ e ka për obligim me bë verifikimin e integritetit të  komisionereve. Ata propozohen nga të gjitha partitë, dhe pastaj KQZ i certifikon. Duhet me kqyr ku ka konflikt interesi, ku ka familjar të kandidatëve mos me i lanë me shku me votu. Ajo që është substanciale është një dëmtim i imazhit të Kosovës në botë, se Kosova e ka pas një imazh që organizon zgjedhje të qeta, të mira dhe pa probleme, dhe kjo është një goditje serioze’’, ka thënë ai.