Policia në kërkim të Isen Kurtit, i dyshuar për vrasje në tentativë në Gjakovë
Policia e Kosovës në Gjakovë, ka njoftuar se janë në kërkim të një personi që gjendet në arrati. Ai është Isen Kurti, 19 vjeçar dhe dyshohet për veprën penale “vrasje në tentativë”, shkruan lajmi.net/ “Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për ofrimin e informatave që mund të ndihmojnë…
Lajme
Policia e Kosovës në Gjakovë, ka njoftuar se janë në kërkim të një personi që gjendet në arrati.
Ai është Isen Kurti, 19 vjeçar dhe dyshohet për veprën penale “vrasje në tentativë”, shkruan lajmi.net/
“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për ofrimin e informatave që mund të ndihmojnë në identifikimin dhe vendndodhjen e personit të paraqitur në fotografitë e bashkangjitura. Për çdo informatë, qytetarët mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrin e telefonit 192, stacionin më të afërt policor ose përmes e-mailit zyrtar: [email protected]”, ka njoftuar Policia në Gjakovë. /Lajmi.net/
