Gucati: Ish-krerët e UÇK-së do të dalin fitimtarë nga ky proces – Gjykata Speciale ka ndërtuar rastin mbi prova të fabrikuara nga Serbia
Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po i afrohet përfundimit. Të hënën, më 19 janar, janë dorëzuar dosjet përfundimtare, ndërsa faza e radhës do të jetë fjala përfundimtare, e cila pritet të mbahet nga 9 deri më 18 shkurt. Pas përmbylljes së fjalëve përfundimtare, trupi gjykues do të ketë afat tre muaj…
Lajme
Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po i afrohet përfundimit.
Të hënën, më 19 janar, janë dorëzuar dosjet përfundimtare, ndërsa faza e radhës do të jetë fjala përfundimtare, e cila pritet të mbahet nga 9 deri më 18 shkurt.
Pas përmbylljes së fjalëve përfundimtare, trupi gjykues do të ketë afat tre muaj për shpalljen e aktgjykimit të shkallës së parë, me mundësi shtyrjeje edhe për dy muaj shtesë, raporton lajmi.net
Në lidhje me këtë proces, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka shprehur bindjen se epilogu i këtij gjyqi do të jetë pozitiv.
Ai për Klanin tha se beson se ky proces, të cilin e cilësoi si maratonik, do të përfundojë në favor të të akuzuarve.
Sipas Gucatit, Gjykata Speciale ka ndërtuar rastin mbi prova të fabrikuara nga Serbia, me ndihmën e disa shqipfolësve që, sipas tij, synojnë ta dëmtojnë UÇK-në dhe Kosovën. Ai u shpreh i bindur se ish-presidenti dhe të akuzuarit e tjerë do të dalin fitimtarë në fund të këtij procesi./Lajmi.net/