Arrestohet një i mitur në Malishevë për kanosje dhe dhunë psikike ndaj nënës
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar, mashkull kosovar, i mitur, nën dyshimin për kanosje dhe ushtrim të dhunës psikike ndaj nënës së tij. Sipas njoftimit, i dyshuari dyshohet se e ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës, raporton lajmi.net Pas arrestimit dhe trajtimit të rastit, me vendim të prokurorit kompetent,…
Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar, mashkull kosovar, i mitur, nën dyshimin për kanosje dhe ushtrim të dhunës psikike ndaj nënës së tij.
Sipas njoftimit, i dyshuari dyshohet se e ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës, raporton lajmi.net
Pas arrestimit dhe trajtimit të rastit, me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti po trajtohet nga organet kompetente në përputhje me procedurat ligjore që vlejnë për të miturit./Lajmi.net/