Detaje nga vjedhja që ndodhi dje në argjendarinë në Prishtinë, pronarit iu vodh edhe arma me leje

Një vjedhje e rëndë ndodhi në një prej argjendarive të cilat ndodhen në Prishtinë. Bëhet fjalë për argjendarinë “Oxa Gold”, nga ku persona të dyshimtë tanimë në arrati kryen një vjedhje të rëndë. Sipas informacioneve të para nga ky rast në lokal u vodhë ari në vlerë rreth 650 mijë euro. Kurse Policia e Kosovës…

Lajme

20/01/2026 09:22

Një vjedhje e rëndë ndodhi në një prej argjendarive të cilat ndodhen në Prishtinë.

Bëhet fjalë për argjendarinë “Oxa Gold”, nga ku persona të dyshimtë tanimë në arrati kryen një vjedhje të rëndë.

Sipas informacioneve të para nga ky rast në lokal u vodhë ari në vlerë rreth 650 mijë euro.

Kurse Policia e Kosovës ka njoftuar se gjithashtu të dyshuarit kanë vjedhur edhe një armë zjarri të cilën pronari e kishte me leje.

Policia po vazhdon hetimet në lidhje me rastin.

Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 19.01.2026-10:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të pa njohur me forcë kanë depërtuar brenda lokalit nga kanë vjedhur ari dhe një pistoletë (për të cilën pronari posedonte leje). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Rasti është duke u hetuar./Lajmi.net/