Prokurorja Pula takohet me shefin e EULEX-it, e njoftoi se ka filluar grumbullimin e provave të nevojshme në nivel vendi
Shefi i Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano ka takuar sot Koordinatoren Nacionale për Zgjedhje, prokuroren Laura Pula. Siç ka njoftuar Prokuri i Shtetit, në këtë takim u bisedua për mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës, si dhe fillimin e hetimeve paraprake lidhur me…
Lajme
Shefi i Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano ka takuar sot Koordinatoren Nacionale për Zgjedhje, prokuroren Laura Pula.
Siç ka njoftuar Prokuri i Shtetit, në këtë takim u bisedua për mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës, si dhe fillimin e hetimeve paraprake lidhur me mospërputhjen e votave gjatë numërimit brenda subjekteve politike për deputet të Republikës së Kosovës.
“Me këtë rast koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokuroja Laura Pula, informoi për koordinimin në mes të prokurorive dhe Koordinatores Nacionale lidhur me të gjitha aktivitetet e Prokurorit të Shtetit që janë ndërmarrë në rastet kur ka pasur cenim të procesit zgjedhor, si dhe duke përfshirë edhe bashkëpunimin ndërinstitucional në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit për procesin zgjedhor, në mes të institucioneve që merren me administrimin e zgjedhjeve dhe shqyrtimin e rasteve zgjedhore”, thuhet në komunikatë.
Në këtë takim, thuhet se Pula ka informuar të pranishmit se pas evidentimit të mospërputhjeve të votave gjatë numërimit brenda subjekteve politike për deputet, në rajone të ndryshme të Republikës së Kosovës, ka kërkuar nga kryeprokurorët e të gjitha prokurorive themelore që në të gjitha komunat, ku ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave, të fillojnë grumbullimin e informatave të nevojshme dhe të sigurojnë prova relevante, që vërtetojnë kryerjen e ndonjë vepre penale që ndërlidhet me procesin zgjedhor.
“Më tej koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokuroja Laura Pula theksoi se pasiqë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që të ketë rinumërim të plotë në të gjitha komunat, Prokurori i Shtetit do të fillohej grumbullimin e provave të nevojshme në nivel vendi. Ndërsa, shefi i Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), z. Giovanni Pietro Barbano, përgëzoi punën që është duke u bërë nga sistemi prokurorial në mbrojtje të votës”, thuhet mes tjerash. /Lajmi.net/