Peci: Vjedhja e votave ka kaluar përmasat e “vjedhjes industriale”
Drejtori i KIPRED, Lulzim Peci, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit rreth procesit zgjedhor, duke ngritur shqetësime serioze për integritetin e votës. Peci ka deklaruar se vjedhja e votave brenda partive politike, sipas tij, ka kaluar edhe përmasat e asaj që ishte quajtur “vjedhje industriale” në zgjedhjet e vitit 2010, duke theksuar se ky…
Lajme
Drejtori i KIPRED, Lulzim Peci, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit rreth procesit zgjedhor, duke ngritur shqetësime serioze për integritetin e votës.
Peci ka deklaruar se vjedhja e votave brenda partive politike, sipas tij, ka kaluar edhe përmasat e asaj që ishte quajtur “vjedhje industriale” në zgjedhjet e vitit 2010, duke theksuar se ky fenomen po shfaqet pothuajse në secilën parti politike.
“Diçka është thellësisht e kalbur në vendin tonë”, ka shkruar Peci, duke e cilësuar situatën aktuale si alarmante për demokracinë dhe shtetin e së drejtës.
Ai ka kritikuar ashpër ata që, sipas tij, po manipulojnë vullnetin qytetar përmes falsifikimit të votës, duke i krahasuar me “xheparosha” dhe duke i quajtur veprimet e tyre të turpshme dhe të dënueshme.
“Çfarë ka ndodhë me vjedhjen e votave brenda partiake si po duket e ka kaluar dimensionin e “vjedhjes industriale” të vitit 2010, dhe atë secila parti! Diçka është e kalbur thellësisht në vendin tonë! Turp për ju që i përngjani xheparoshave që e keni bë përmes falsifikimit të vullnetit qytetar! Nuk e di se si mundeni me ju dalë përball njerëzve të ndershëm të vendit tonë, të cilët e dhanë provimin qytetar të demokracisë më 28 dhjetor”, ka shkruar Peci.