Kur heroi i këndon heronjve – Publikohet videoja e Bahri Fazliut duke kënduar për Jusuf Gërvallën, Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën

Një postim i Fahri Fazliut të ri ka rikthyer në vëmendje figurën e Heroit të Kombit, Bahri Fazliu, duke e sjellë atë më afër brezave të sotëm përmes këngës “Pyet Kosova”, kushtuar heronjve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Në postimin e tij, Fahri Fazliu kujton xhaxhain e tij si simbol të rezistencës, sakrificës…

Lajme

17/01/2026 11:58

Një postim i Fahri Fazliut të ri ka rikthyer në vëmendje figurën e Heroit të Kombit, Bahri Fazliu, duke e sjellë atë më afër brezave të sotëm përmes këngës “Pyet Kosova”, kushtuar heronjve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

Në postimin e tij, Fahri Fazliu kujton xhaxhain e tij si simbol të rezistencës, sakrificës dhe dashurisë së pakushtëzuar për atdheun.

Zëri i Bahri Fazliut, përmes kësaj kënge, mbetet dëshmi e një brezi që nuk u përkul para padrejtësisë dhe që këndoi për lirinë edhe në kohët më të errëta.