Hamza homazhe në Reçak: Respekt dhe përulje për sakrificën e të rënëve për liri

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë sot homazhe në Reçak, ku ka nderuar të rënët e masakrës që shënoi një nga ngjarjet më të rënda dhe më vendimtare në rrugën e Kosovës drejt lirisë. Hamza ka theksuar se prania e tij, së bashku me strukturat shtetërore, është shprehje e nderimit…

Lajme

15/01/2026 10:35

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë sot homazhe në Reçak, ku ka nderuar të rënët e masakrës që shënoi një nga ngjarjet më të rënda dhe më vendimtare në rrugën e Kosovës drejt lirisë.

Hamza ka theksuar se prania e tij, së bashku me strukturat shtetërore, është shprehje e nderimit dhe respektit për të rënët, duke vlerësuar sakrificën e tyre si themel për çlirimin e vendit.

“Sot, bashkë me strukturat, jemi këtu për të shprehur nderimin dhe respektin për të rënët, një ngjarje që ka kontribuar në lirimin e Kosovës. Falënderoj William Walkerin që e ka bërë publike këtë ngjarje. Shprehim respektin deri në përulje për sakrificën e të rënëve”, ka deklaruar Hamza.

Masakra e Reçakut mbetet një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe një moment kyç që ndikoi në ndërgjegjësimin ndërkombëtar për situatën në vend. /Lajmi.net/