Bekim Jashari shkruan për Masakrën e Reçakut: Pamjet e tronditën ndërgjegjen ndërkombëtare, duke u shndërruar në pikë kthese

Bekim Jashari ka kujtuar 15 janarin e 1999-tës, ditën kur ka ndodhur Masakra e përgjakshme e Reçakut. Ai ka thënë se janari i 99-tës, ishte janar i dhimbjes dhe i vendosmërisë por që siç thotë ai ishte janari në të cilin po lindte liria e Kosovës. “Ai nisi me masakra, vrasje e tortura, por edhe…

Lajme

15/01/2026 10:31

Bekim Jashari ka kujtuar 15 janarin e 1999-tës, ditën kur ka ndodhur Masakra e përgjakshme e Reçakut.

Ai ka thënë se janari i 99-tës, ishte janar i dhimbjes dhe i vendosmërisë por që siç thotë ai ishte janari në të cilin po lindte liria e Kosovës.

“Ai nisi me masakra, vrasje e tortura, por edhe me guxim, rezistencë, luftë dhe heroizëm të pashembullt. Më 15 janar 1999, forcat kriminale serbe masakruan barbarisht 45 civilë shqiptarë në Reçak. Pas krimit, tentuan ta fshihnin të vërtetën, duke e paraqitur masakrën si një përplasje mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe. Ky mashtrim do të dështonte”, ka shkruar Jashari.

Ai ka thënë se mediat ndërkombëtare dhe në vçanti misioni i OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, e dëshmuan dhe e thanë të vërtetën para botës.

Jashari ka shtuar se pamjet e Reçakut, kanë tronditur ndërgjegjen ndërkombëtare duke thënë se kjo masakër u shndërrua në pikën e kthesës që përshpejtoi ndërhyrjen e NATO-s kundër makinerisë gjenocidiale serbe.

“Derisa në Reçak kryhej një nga krimet më të tmerrshme kundër civilëve dhe viktimat ende nuk ishin lejuar të varroseshin, vetëm gjashtë ditë më vonë forcat serbe u rikthyen në Prekaz, duke synuar shkatërrimin e bërthamës së organizimit çlirimtar. Pas Reçakut pasuan masakra të tjera, beteja të përgjakshme, shpërngulje masive, maltretime, burgosje dhe vrasje, në një përpjekje të dëshpëruar për ta zhdukur një popull që kishte vendosur të jetonte i lirë. Por gjaku i derdhur për liri, lufta çlirimtare dhe ndërhyrja vendimtare e NATO-s, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në krye, bënë që Kosova të përjetojë lirinë që sot e gëzojmë. Sot, me nder dhe krenari, kujtojmë dhe përulemi para sakrificës së martirëve të Reçakut, të cilët me gjakun e tyre u bënë themel i Lirisë dhe i Pavarësisë së Kosovës. Lavdi të rënëve për Lirinë e Kosovës!”, ka shtuar Jashari. /Lajmi.net/

Postimi i tij i plotë: