Prokurorja: Kemi mjaftë prova që Nagip Krasniqi i ka dërgu projekte Dejona Mihalit, dhe ajo kundërligjshëm ka vendosur për to
Sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, po mbahet seanca për ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqin. Në këtë seancë, prokurorja e rastit, Fikrije Zejnullahu, ka thënë se kanë prova që e dëshmojnë se Nagip Krasniqi dhe Dejona Mihaili kishin komunikime të shpeshta/ “Prokuroria ka mjaftë prova materiale, që Nagipi me disa zyrtarë të Vetëvendosjes, më konkretisht…
Lajme
Sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, po mbahet seanca për ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqin.
Në këtë seancë, prokurorja e rastit, Fikrije Zejnullahu, ka thënë se kanë prova që e dëshmojnë se Nagip Krasniqi dhe Dejona Mihaili kishin komunikime të shpeshta/
“Prokuroria ka mjaftë prova materiale, që Nagipi me disa zyrtarë të Vetëvendosjes, më konkretisht me Dejona Mihailin kishin komunikime të shpeshta. Nagip Krasniqi asaj i ka dërgu projekte dhe Dejona në mënyrë të kundërligjshme ka dhënë opinione dhe ka vendos për to”, ka thënë Zejnullahu në seancë.
Krasniqi ishte deklaruar i pafajshëm në seancën fillestare të mbajtur më 8 tetor 2024. I pafajshëm ai u deklarua edhe në seancën e 3 korrikut 2025.
Aktakuza e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës e ngritur më 19 gusht 2024, akuzon Nagip Krasniqin për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Sipas aktakuzës të cilën e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, Krasniqi në cilësinë e kryeshefit të KEK-ut, duke filluar nga 15 tetori 2021 e në vazhdimësi me qëllim që operatorit ekonomik “Holding Slovenske Elektrane” SE nga Sllovenia t’ia mundësojë tregtimin e energjisë elektrike në Republikën e Kosovës në kundërshtim me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe Ligjit për Rregullatorin e Energjisë, me dashje aprovon blerjet, nënshkruan kontrata dhe autorizon nënshkrimin e tyre si dhe konfirmon vazhdimin e tregtimit me operatorin në fjalë, ani pse ishte në dijeni se nuk mund të tregtohej energji elektrike me këtë operator derisa ai nuk licencohej apo nuk i njihej licenca nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE). /Lajmi.net/