Bislimi priti ambasadoren e re të Estonisë, diskutohen integrimi evropian dhe bashkëpunimi teknologjik
Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti sot në takim ambasadoren e re të Estonisë në Kosovë, Karin Anna Maandi. Gjatë takimit, Bislimi e uroi ambasadoren Maandi për detyrën e re, duke vlerësuar marrëdhëniet e fuqishme ndërmjet Kosovës dhe Estonisë, raporton lajmi.net Ai theksoi…
Lajme
Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti sot në takim ambasadoren e re të Estonisë në Kosovë, Karin Anna Maandi.
Gjatë takimit, Bislimi e uroi ambasadoren Maandi për detyrën e re, duke vlerësuar marrëdhëniet e fuqishme ndërmjet Kosovës dhe Estonisë, raporton lajmi.net
Ai theksoi rëndësinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit bilateral, veçanërisht në fusha si teknologjia dhe digjitalizimi, ku Estonia ka përvojë të avancuar.
Në qendër të diskutimeve ishin edhe pritshmëritë për vitin 2026. Zëvendëskryeministri Bislimi foli për objektivin e Kosovës për avancimin e integrimit evropian, në veçanti përmes marrjes së statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Po ashtu, ai theksoi rëndësinë e përparimit të Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe NATO, duke nënvizuar rolin e mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë në këtë proces./Lajmi.net/