Frutex përfaqëson 67% të vlerës së eksportit në kategorinë e pijeve
Kompania Frutex vazhdon të dominojë sektorin e pijeve, duke përfaqësuar 67% të vlerës totale të eksportit në këtë kategori. Sipas publikimeve të fundit të Institutit GAP dhe Doganës së Kosovës, vlera e përgjithshme e eksportit të pijeve arrin në 54 milionë euro, nga të cilat pjesa dërrmuese realizohet nga Frutex. Gjatë vitit 2025, kompania ka…
Lajme
Kompania Frutex vazhdon të dominojë sektorin e pijeve, duke përfaqësuar 67% të vlerës totale të eksportit në këtë kategori. Sipas publikimeve të fundit të Institutit GAP dhe Doganës së Kosovës, vlera e përgjithshme e eksportit të pijeve arrin në 54 milionë euro, nga të cilat pjesa dërrmuese realizohet nga Frutex.
Gjatë vitit 2025, kompania ka shënuar rritje prej 15% në eksport, ndërsa produktet e saj tashmë eksportohen në më shumë se 30 vende të botës. Ky zhvillim e forcon më tej pozitën e kompanisë Frutex si njëra nga kompanitë shqiptare më të suksesshme.
Vendet kryesore të eksportit për kompaninë mbeten Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Italia, Zvicra, Gjermania, Suedia, Bullgaria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sllovenia dhe Belgjika.