Nesër ndizen qirinj në Ditën e Përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” dhe OVL UÇK – Dega Ferizaj, në bashkëpunim me Shoqatat e Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të UÇK-së, Shoqatën e të Burgosurve Politikë, Shoqatën e të Pagjeturve, Shoqatën “Çamëria”, Shoqatën, Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, nesër organizojnë aktivitet përkujtimor me ndezjen e qirinjve…

Lajme

14/01/2026 15:56

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” dhe OVL UÇK – Dega Ferizaj, në bashkëpunim me Shoqatat e Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të UÇK-së, Shoqatën e të Burgosurve Politikë, Shoqatën e të Pagjeturve, Shoqatën “Çamëria”, Shoqatën, Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, nesër organizojnë aktivitet përkujtimor me ndezjen e qirinjve në nderim të viktimave të gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

Aktiviteti do të mbahet në Sheshin “Adem Jashari” në Ferizaj, para objektit të Komunës, nga ora 19:30.

“Të gjithë ata që nuk mund të marrin pjesë fizikisht, ftohen që në të njëjtën kohë të ndezin një qiri në ballkonet apo dritaret e shtëpive të tyre, si shenjë përkujtimi, solidariteti dhe respekti ndaj dhimbjes sonë kolektive. Ky përkujtim nuk është vetëm një akt simbolik, por një zotim se e vërteta nuk harrohet, krimi nuk amnistohet dhe drejtësia për viktimat e pafajshme do të kërkohet derisa të vihet në vend.  Ne nuk harrojmë”, thuhet në njoftim