Sorensen arrin në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, do të takohet me Kurtin
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen, ka mbërritur sot në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës. Para tij në objekt ka hyrë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili do ta presë Sorensen në një takim zyrtar, transmeton lajmi.net. Vizita e përfaqësuesit të BE-së vjen në kuadër të angazhimeve për dialogun ndërmjet Kosovës…
Lajme
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen, ka mbërritur sot në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Para tij në objekt ka hyrë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili do ta presë Sorensen në një takim zyrtar, transmeton lajmi.net.
Vizita e përfaqësuesit të BE-së vjen në kuadër të angazhimeve për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Pas takimit me Kurtin, Sorensen pritet të zhvillojë edhe një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, i cili është planifikuar të mbahet në orën 10:00.
Detaje të tjera nga këto takime pritet të bëhen të ditura më vonë./lajmi.net/