KOSTT paralajmëron reduktime për sot dhe nesër
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT ka njoftuar se si rezultat të nominimeve të pamjaftueshme nga KESCO për mbulimin e nevojave të konsumit, sot dhe nesër, Zona e Kontrollit të KOSTT-it, po operon me jo balanca të mëdha dhe të vazhdueshme, që në orë të caktuara tejkalojnë mbi 200 MW.…
Lajme
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT ka njoftuar se si rezultat të nominimeve të pamjaftueshme nga KESCO për mbulimin e nevojave të konsumit, sot dhe nesër, Zona e Kontrollit të KOSTT-it, po operon me jo balanca të mëdha dhe të vazhdueshme, që në orë të caktuara tejkalojnë mbi 200 MW.
KOSTT ka thënë se pavarësisht masave të marra, për shkak të diferencës së madhe mes nominimeve dhe konsumit real, masat e ndërmarra nuk kanë qenë të mjaftueshme për të eliminuar jobalancat në nivelin e krijuar.
“Këto devijime po ndikojnë negativisht në rrjetin interkonektiv evropian, rrisin ndjeshëm rrezikun për stabilitetin e sistemit dhe mund të sjellin pasoja serioze për KOSTT-in, përfshirë masa ndëshkuese dhe rrezikim të Marrëveshjes së Kyçjes me ENTSO-E. Në këto rrethana, për të garantuar funksionimin e sigurt të sistemit elektroenergjetik dhe për të mbrojtur integritetin e rrjetit, KOSTT është i detyruar të aplikojë kufizimin e ngarkesës (reduktime), sipas nevojës dhe në përputhje me përgjegjësitë ligjore dhe operative”, ka njoftuar KOSTT.
Me përmirësimin e situatës dhe stabilizimin e balancimit, KOSTT ka thënë se do të ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme për stabilizim të sistemit. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: