Komuna e Gjilanit fton qytetarët të aplikojnë për vlerësimin e dëmeve nga reshjet e shiut
Komuna e Gjilanit ka njoftuar qytetarët dhe subjektet afariste që kanë pësuar dëme nga reshjet e shiut të datës 10 janar 2026, që të paraqesin kërkesë për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara. Sipas njoftimit zyrtar të Komunës, afati për aplikim është nga 15 janari deri më 31 janar 2026. Për vlerësimin e dëmeve, pronarët e…
Lajme
Komuna e Gjilanit ka njoftuar qytetarët dhe subjektet afariste që kanë pësuar dëme nga reshjet e shiut të datës 10 janar 2026, që të paraqesin kërkesë për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara.
Sipas njoftimit zyrtar të Komunës, afati për aplikim është nga 15 janari deri më 31 janar 2026. Për vlerësimin e dëmeve, pronarët e ekonomive familjare dhe bizneset e prekura duhet të dorëzojnë kërkesë pranë Komisionit për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore, në Qendrën për Qytetarë të Komunës së Gjilanit.
Komuna ka bërë të ditur se aplikimi duhet të shoqërohet me dokumentacionin përkatës, përfshirë kërkesën drejtuar Komisionit, fotografi të objekteve apo gjësendeve të dëmtuara, adresën e saktë të lokacionit, numrin e telefonit të aplikuesit, si dhe kopjen e letërnjoftimit. Për subjektet afariste kërkohet edhe certifikata e regjistrimit në ARBK.
Nga Komuna e Gjilanit kanë ftuar të gjithë qytetarët e interesuar që të dorëzojnë aplikimet brenda afatit të përcaktuar, në mënyrë që të mundësohet vlerësimi i saktë i dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut. /Lajmi.net/