55 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve në vend
Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 55 aksidente trafiku, të cilat kanë ndodhur në zona të ndryshme. Nga ky numër, 18 aksidente kanë rezultuar me persona të lënduar, ndërsa 37 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale, pa pasoja në njerëz, raporton lajmi.net Po gjatë kësaj periudhe, Policia ka kryer…
Lajme
Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 55 aksidente trafiku, të cilat kanë ndodhur në zona të ndryshme.
Nga ky numër, 18 aksidente kanë rezultuar me persona të lënduar, ndërsa 37 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale, pa pasoja në njerëz, raporton lajmi.net
Po gjatë kësaj periudhe, Policia ka kryer kontrollet në trafik, me ç’rast janë shqiptuar gjithsej 2 172 gjoba ndaj drejtuesve të automjeteve dhe pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion, për shkelje të ndryshme të rregullave të trafikut rrugor.
22 persona janë arrestuar për vepra dhe kundërvajtje të ndryshme, ndërsa 11 persona të tjerë janë dërguar në mbajtje, për procedura të mëtejme ligjore./Lajmi.net/