PDK nis përgatitjet për zgjedhjet e brendshme partiake
Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar mbledhjen e Kryesisë, të dytën pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ku është trajtuar analiza e procesit zgjedhor dhe rezultati i arritur. Gjatë këtij takimi, Kryesia ka vlerësuar paraqitjen e PDK-së në zgjedhje, ku ajo u rendit si forca e dytë politike, duke ruajtur…
Lajme
Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar mbledhjen e Kryesisë, të dytën pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ku është trajtuar analiza e procesit zgjedhor dhe rezultati i arritur.
Gjatë këtij takimi, Kryesia ka vlerësuar paraqitjen e PDK-së në zgjedhje, ku ajo u rendit si forca e dytë politike, duke ruajtur elektoratin tradicional, si dhe ka dhënë rekomandime për hapat e ardhshëm politikë dhe organizativë.
Si hap fillestar drejt forcimit të mëtejshëm të partisë, Kryesia ka vendosur të nisë përgatitjet për zgjedhjet e brendshme partiake në të gjitha nivelet, nga degët lokale deri te organet qendrore. Ky proces pritet të fillojë në javët e ardhshme me krijimin e grupeve punuese, me synimin për një proces demokratik, gjithëpërfshirës dhe transparent.
PDK ka theksuar se do të vazhdojë angazhimin për konsolidim të brendshëm dhe për forcimin e rolit të saj si opozita kryesore në vend. /Lajmi.net/