I ftohti dhe vërshimet bllokojnë shkollën: “Mihal Grameno” shtyn gjysmëvjetorin e dytë për 19 janar
Nxënësit e Shkollës Fillore e Mesme e Ulët “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë do të presin edhe një javë për t’u rikthyer në bankat e shkollës. Fillimi i gjysmëvjetorit të dytë për ciklin 6-9, i planifikuar të niste më 12 janar, është shtyrë për shkak të temperaturave të ulëta dhe mungesës së ngrohjes qendrore. Menaxhmenti i…
Lajme
Nxënësit e Shkollës Fillore e Mesme e Ulët “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë do të presin edhe një javë për t’u rikthyer në bankat e shkollës. Fillimi i gjysmëvjetorit të dytë për ciklin 6-9, i planifikuar të niste më 12 janar, është shtyrë për shkak të temperaturave të ulëta dhe mungesës së ngrohjes qendrore.
Menaxhmenti i shkollës, në një njoftim në rrjete sociale, ka bërë të ditur se mësimi do të nisë më 19 janar 2026.
“Për shkak të mungesës së ngrohjes qendrore dhe temperaturave të ulëta, fillimi i gjysmëvjetorit të dytë shtyhet edhe për javën e ardhshme”, thuhet në njoftim.
Ky është shtyrja e dytë e gjysmëvjetorit: fillimisht ishte planifikuar të fillonte më 8 janar, por për shkak të vërshimeve pas reshjeve, starti u vonua për disa ditë.
Derisa Policia dhe autoritetet lokale kanë paralajmëruar qytetarët që të tregojnë kujdes në qarkullim për shkak të borës dhe rrugëve të lagura, ndërsa shkolla “Mihal Grameno” përgatitet për rikthimin e nxënësve më 19 janar. /Lajmi.net/