Mot i paqëndrueshëm gjatë vikendit, reshje shiu e bore dhe rrezik nga ngricat
Gjatë vikendit të 10–11 janarit 2026, vendi do të përfshihet nga mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu dhe bore, si pasojë e rënies së temperaturave. Sipas parashikimeve meteorologjike, dita e shtunë do të nisë me riga shiu, të cilat gradualisht do të shndërrohen në reshje bore, veçanërisht në zonat më të larta…
Lajme
Gjatë vikendit të 10–11 janarit 2026, vendi do të përfshihet nga mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu dhe bore, si pasojë e rënies së temperaturave.
Sipas parashikimeve meteorologjike, dita e shtunë do të nisë me riga shiu, të cilat gradualisht do të shndërrohen në reshje bore, veçanërisht në zonat më të larta dhe malore.
Ndërkohë, dita e diel do të karakterizohet nga temperatura negative gjatë gjithë ditës, duke krijuar kushte për ngrica të përhapura.
Temperaturat minimale pritet të zbresin nga -6 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 0 deri në 5 gradë Celsius. Era do të fryjë kryesisht nga juglindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi nga 1 deri në 12 metra për sekondë.