ITU Shkabaj nis trajtimin minimal të ujit, pritet përmirësim i furnizimit në Prishtinë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se impianti për trajtimin e ujit në Shkabaj ka filluar procesin e trajtimit minimal të ujit. Kjo pritet të ketë ndikim pozitiv në përmirësimin e mëtejshëm të situatës së furnizimit me ujë. Sipas njoftimit zyrtar, pas problemeve të theksuara me furnizimin me ujë gjatë ditëve të fundit, gjendja…

Lajme

09/01/2026 21:40

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se impianti për trajtimin e ujit në Shkabaj ka filluar procesin e trajtimit minimal të ujit.

Kjo pritet të ketë ndikim pozitiv në përmirësimin e mëtejshëm të situatës së furnizimit me ujë.

Sipas njoftimit zyrtar, pas problemeve të theksuara me furnizimin me ujë gjatë ditëve të fundit, gjendja ka nisur të stabilizohet gradualisht.

“Ju njoftojmë se ITU Shkabaj ka filluar procesin e trajtimit të ujit minimalisht, i cili pritet të ketë ndikim pozitiv në përmirësimin e mëtejshëm të situatës së furnizimit.

Pas problemeve të theksuara me furnizimin me ujë gjatë ditëve të fundit, situata ka nisur të stabilizohet gradualisht. Aktualisht, furnizimi me ujë po realizohet në mënyrë graduale, në përputhje me kapacitetet teknike ekzistuese.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe durimin tuaj” thuhet në njoftim.