Presidenti kolumbian: Ekziston kërcënim real nga veprimet ushtarake të SHBA-së kundër Kolumbisë

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka thënë se beson se ekziston një “kërcënim real” i veprimeve ushtarake të SHBA-së kundër Kolumbisë. Petro për BBC tha se Shtetet e Bashkuara po i trajtojnë kombet e tjera si pjesë të një “perandorie” amerikane. Kjo vjen pasi Trump kërcënoi Kolumbinë me veprime ushtarake. Ai shtoi se SHBA-të rrezikojnë…

Bota

09/01/2026 09:30

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka thënë se beson se ekziston një “kërcënim real” i veprimeve ushtarake të SHBA-së kundër Kolumbisë.

Petro për BBC tha se Shtetet e Bashkuara po i trajtojnë kombet e tjera si pjesë të një “perandorie” amerikane. Kjo vjen pasi Trump kërcënoi Kolumbinë me veprime ushtarake. Ai shtoi se SHBA-të rrezikojnë të transformohen nga “dominimi i botës” në “izolim nga bota”.

Pas sulmeve në Venezuelë dhe kapjes së Nicolas Maduros, Trumpi ka thënë se një operacion ushtarak me cak Kolumbinë “duket mirë”, duke shtuar se Petro duhet të ketë kujdes.

Trump dhe Petro kanë biseduar në telefon të mërkurën, pasi Trumpi tha se do të takojë palën kolumbiane në Shtëpinë e Bardhë në një të ardhme të afërt.