Elezaj jep detaje për përmbytjet në Klinë: Po ndjekim situatën nga afër

Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka thënë se janë disa zona të përmbytura nga uji. “Kryesisht pjesa nga Ujmiri në drejtim të qytetit të Klinës”, tha ai. Ai tha se të gjitha bizneset të Guri i Zi janë të përmbytura. “Një kohë pat qetësim të situatës, por kanë rifilluar reshjet. Jemi duke e…

Lajme

06/01/2026 13:17

Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka thënë se janë disa zona të përmbytura nga uji.

“Kryesisht pjesa nga Ujmiri në drejtim të qytetit të Klinës”, tha ai.

Ai tha se të gjitha bizneset të Guri i Zi janë të përmbytura.

“Një kohë pat qetësim të situatës, por kanë rifilluar reshjet. Jemi duke e monitoruar situatën”, tha ai.

Elezaj tha se s’ka familje të evakuuara.

“Ka vërshime në oborre, ka ujë nëpër shtëpi”, tha ai./express