QKUK jep detaje për gjendjen shëndetësore të të plagosurve në Podujevë
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar rreth orës 20:30 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Si pasojë e të shtënave, dy persona kanë mbetur të plagosur. Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, ka bërë të ditur se gjendja e dy të plagosurve është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. “Po janë duke u trajtuar…
Lajme
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar rreth orës 20:30 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Si pasojë e të shtënave, dy persona kanë mbetur të plagosur.
Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, ka bërë të ditur se gjendja e dy të plagosurve është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
“Po janë duke u trajtuar në Qendrën Emergjente dy persona të plagosur me armë zjarri. Janë jashtë rrezikut për jetë dhe gjendja e tyre është stabile”, ka thënë Syla për indeksonline.
Policia ka njoftuar se lidhur me rastin janë arrestuar dy persona.