Vjosa Osmani dikur e krahasonte Kurtin me ish-diktatorin e Venezuelës: Po i helmon qytetarët e Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani, gjatë kohës sa po garonte për t’u bërë kryeministre e vendit, kishte thumbuar ashpër kundërkandidatin e saj në atë kohë, Albin Kurtin. Osmani e kishte krahasuar Kurtin me ish-liderin e Venezuelës, Hugo Chávez. “Ai duhet ta pranojë Republikën e Kosovës si projekt të përhershëm. Duhet ta dojë Republikën e Kosovës ashtu siç…

Lajme

03/01/2026 17:31

Presidentja Vjosa Osmani, gjatë kohës sa po garonte për t’u bërë kryeministre e vendit, kishte thumbuar ashpër kundërkandidatin e saj në atë kohë, Albin Kurtin.

Osmani e kishte krahasuar Kurtin me ish-liderin e Venezuelës, Hugo Chávez.

“Ai duhet ta pranojë Republikën e Kosovës si projekt të përhershëm. Duhet ta dojë Republikën e Kosovës ashtu siç e dua unë, edhe kur jam në opozitë, edhe kur jam në pushtet. Pra, mos të kemi nevojë ta lusim atë që ta doj vendin e vet. Ai ka ndryshuar në gjithçka. E vetmja konsistencë që i ka mbetur është lufta për pushtet, për t’u bërë kryeministër. Ne nuk duhet të shkojmë nga një sistem i Pablo Escobarit te Hugo Chavez. Sepse, për fat të keq, Kurti dhe partia e tij po i helmojnë qytetarët e Kosovës me shpifje tepër të ulëta”, kishte thënë ajo, transmeton Insajderi.

Lidhur me krahasimin që Osmani ia kishte bërë Kurtit me diktatorin e Venezuelës, kandidati i Vetëvendosjes në atë kohë kishte thënë: Në vitin 1997 kam qenë dy herë në takime me ish-presidentin Dr. Ibrahim Rugova. Nuk jemi pajtuar me të, por jemi pajtuar për qëllimet. Përkundër mospajtimeve, ai nuk më ka quajtur as Fidel Castro e as kurrgjë tjetër. Kjo që ka thënë Vjosa është jofisnike.