Zjarri në Zvicër dyshohet se u shkaktua nga qirinjtë festivë nëpër shampanja

Dyshimet e para janë se zjarri në Zvicër që ua mori jetën mbi 40 personave, nisi nga qirinjtë festivë që ishin vendosur mbi shampanjë. Kështu ka thënë prokurorja Beatrice Pilloud. Beatrice Pilloud, prokurore e përgjithshme e kantonit Valais, për rastin tragjik të zjarrit në një bar të Zvicrës, tha se gjithçka i çon të besojnë…

Bota

02/01/2026 16:59

Dyshimet e para janë se zjarri në Zvicër që ua mori jetën mbi 40 personave, nisi nga qirinjtë festivë që ishin vendosur mbi shampanjë.

Kështu ka thënë prokurorja Beatrice Pilloud.

Beatrice Pilloud, prokurore e përgjithshme e kantonit Valais, për rastin tragjik të zjarrit në një bar të Zvicrës, tha se gjithçka i çon të besojnë se zjarri nisi nga qirinj festivë që ishin vendosur mbi shishe shampanje, të cilat ishin lëvizur shumë pranë tavanit.

Zjarri përfshiu barin në orët e para të Ditës së Vitit të Ri, duke shkaktuar vdekjen e rreth 40 personave dhe plagosjen e 115 të tjerëve.