KQZ përmbyll numërimin e votave, s’ka ndryshime në pesë deputetët më të votuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e 100 për qind të votave për kandidatët për deputetë. Sipas rezultateve përfundimtare, renditja e pesë kandidatëve më të votuar nga katër partitë më të mëdha politike ka mbetur e pandryshuar. Nga Lëvizja Vetëvendosje, pesë më të votuarit janë: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe…

Lajme

02/01/2026 15:36

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e 100 për qind të votave për kandidatët për deputetë.

Sipas rezultateve përfundimtare, renditja e pesë kandidatëve më të votuar nga katër partitë më të mëdha politike ka mbetur e pandryshuar.

Nga Lëvizja Vetëvendosje, pesë më të votuarit janë: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla, transmeton lajmi.net.

Partia Demokratike e Kosovës përfaqësohet nga Bedri Hamza, Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili dhe Sala Jashari.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, më të votuarit janë Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Avdullah Hoti dhe Doarsa Kica-Xhelili.

Ndërkaq, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pesë deputetët më të votuar janë Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha dhe Agim Çeku./lajmi.net/