Flamuri i Kosovës në gjysmështizë në ambasadën e Zvicrës pas tragjedisë në Crans-Montana

Ambasada e Kosovës në Bern ka njoftuar se ka ulur në gjysmështizë flamurin e Kosovës në ambasadë, në nderim të viktimave që vdiqën tragjikisht në një bar në Crans-Montana të Zvicrës. “Në shenjë respekti dhe solidariteti me Zvicrën pas tragjedisë në Crans-Montana, flamuri i Republikës së Kosovës valon në gjysmështizë në Ambasadën e Republikës së…

Lajme

02/01/2026 14:59

Ambasada e Kosovës në Bern ka njoftuar se ka ulur në gjysmështizë flamurin e Kosovës në ambasadë, në nderim të viktimave që vdiqën tragjikisht në një bar në Crans-Montana të Zvicrës.

“Në shenjë respekti dhe solidariteti me Zvicrën pas tragjedisë në Crans-Montana, flamuri i Republikës së Kosovës valon në gjysmështizë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë. Mendimet dhe ngushëllimet tona më të thella janë me popullin zviceran dhe me të gjithë të prekurit”, tha ambasada.

Në një njoftim të mëhershëm, ambasada tha se “për momentin nuk ka informata që ka të përfshirë shtetas kosovarë në mes të viktimave apo të lënduarve”.

Zjarri përfshiu barin në orët e para të Vitit të Ri, duke lënë të vdekur rreth 47 persona dhe duke lënë të lënduar 115 të tjerë.