Rifillon numërimi i votave në 11 komuna, KQZ jep të dhënat e fundit
Të enjten, më 1 janar 2026, në orën 16:00 ka rifilluar procesi i verifikimit të rezultateve të subjekteve politike dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në 11 komuna, ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi. Qendrat Komunale të Numërimit ku rifilloi procesi ndodhen në komunat: Prishtinë, Pejë,…
Lajme
Të enjten, më 1 janar 2026, në orën 16:00 ka rifilluar procesi i verifikimit të rezultateve të subjekteve politike dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në 11 komuna, ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi.
Qendrat Komunale të Numërimit ku rifilloi procesi ndodhen në komunat: Prishtinë, Pejë, Prizren, Podujevë, Mitrovicë e Jugut, Gjakovë, Malishevë, Lipjan, Gjilan, Ferizaj dhe Suharekë. Deri tani janë përpunuar mbi 2,009 nga 2,557 vendvotime, ose mbi 78.57% e totalit.
27 komuna të tjera me 1,033 vendvotime kanë përmbyllur aktivitetet e numërimit deri të mërkurën, më 31 dhjetor 2025, ora 12:00. Pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi, të dhënat po transmetohen në platformën zyrtare të KQZ-së për rezultate, në këtë link.
Top 10 kandidatët më të votuar aktualisht:
-
Lëvizja Vetëvendosje:
-
Albin Kurti – 273,977 vota
-
Glauk Konjufca – 213,339
-
Albulena Haxhiu – 112,175
-
Hekuran Murati – 110,822
-
Donika Gërvalla Scharwz – 99,966
-
Xhelal Sveçka – 89,070
-
Hajrulla Çeko – 80,651
-
Avni Dehari – 73,692
-
Mimoza Kusari Lila – 66,930
-
Ejup Maqedonci – 62,320
-
Partia Demokratike e Kosovës:
-
Bedri Hamza – 126,348 vota
-
Arian Tahiri – 57,652
-
Përparim Gruda – 53,697
-
Uran Ismaili – 42,443
-
Sala Jashari – 39,480
-
Vlora Çitaku – 34,743
-
Enver Hoxhaj – 30,222
-
Arben Mustafa – 29,752
-
Nait Hasani – 23,412
-
Rrahman Rama – 23,120
-
Lidhja Demokratike e Kosovës:
-
Lumir Abdixhiku – 61,460 vota
-
Hykmete Bajrami – 38,687
-
Ukë Rugova – 33,923
-
Avdullah Hoti – 31,022
-
Doarsa Kica Xhelili – 29,973
-
Kujtim Shala – 27,291
-
Anton Quni – 22,078
-
Armend Zemaj – 19,829
-
Lutfi Haziri – 17,917
-
Jehona Lushaku Sadriu – 14,255
-
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës:
-
Ramush Haradinaj – 32,322 vota
-
Daut Haradinaj – 19,473
-
Besnik Tahiri – 19,117
-
Bekë Berisha – 13,975
-
Agim Çeku – 12,979
-
Time Kadrijaj – 12,435
-
Burim Ramadani – 11,887
-
Arber Tolaj – 11,352
-
Lahi Brahimaj – 8,554
-
Albana Bytyqi – 7,786. /Lajmi.net/