Basha shpreh ngushëllime për vdekjen e Dacit: La gjurmë të pashlyeshme në historinë e demokracisë sonë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka shprehur ngushëëlime për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të kuvendit, Nexhat Dacit. Ai ka thënë se Daci ishte një figurë e shquar e jetës politike dhe publike të vendit tonë, shkruan lajmi.net “Gjatë viteve të shërbimit të tij në krye të Kuvendit të Kosovës, ai la gjurmë…

Lajme

01/01/2026 11:34

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka shprehur ngushëëlime për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të kuvendit, Nexhat Dacit.

Ai ka thënë se Daci ishte një figurë e shquar e jetës politike dhe publike të vendit tonë, shkruan lajmi.net

“Gjatë viteve të shërbimit të tij në krye të Kuvendit të Kosovës, ai la gjurmë të pashlyeshme në historinë e demokracisë parlamentare të vendit tonë. Me vizion, maturi dhe përkushtim, z. Daci kontribuoi në ndërtimin e institucioneve demokratike, në forcimin e Kuvendit si zë i qytetarëve dhe në avancimin e proceseve politike në prag të shtetësisë së Kosovës. Trashëgimia e tij politike mbetet pjesë e historisë së Kuvendit dhe e përpjekjeve tona për shtetndërtim”, ka shkruar Basha. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i tij: