Policia e Kosovës modernizon raportimin e rasteve përmes aplikacionit mobil
Policia e Republikës së Kosovës ka lansuar zyrtarisht versionin e ri dhe të ridizajnuar të aplikacionit mobil “Lajmëro Policinë”, i cili vjen me funksionalitete të avancuara dhe një dizajn më modern, duke e bërë raportimin e rasteve më të lehtë dhe më efikas për qytetarët. Versioni i ri i aplikacionit u mundëson qytetarëve: raportimin e…
Lajme
Policia e Republikës së Kosovës ka lansuar zyrtarisht versionin e ri dhe të ridizajnuar të aplikacionit mobil “Lajmëro Policinë”, i cili vjen me funksionalitete të avancuara dhe një dizajn më modern, duke e bërë raportimin e rasteve më të lehtë dhe më efikas për qytetarët.
Versioni i ri i aplikacionit u mundëson qytetarëve:
-
raportimin e rasteve edhe përmes videos,
-
ndjekjen e statusit të raportit në kohë reale,
-
si dhe, për herë të parë, aplikacioni është i disponueshëm edhe për përdoruesit e iPhone në platformën iOS, përveç Android.
Policia e Kosovës thekson se të gjitha raportimet e bëra përmes aplikacionit mbesin plotësisht konfidenciale, duke garantuar privatësinë dhe sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve.
Aplikacioni “Lajmëro Policinë” mund të shkarkohet falas në App Store dhe Play Store, duke kërkuar emrin “Lajmëro Policinë”, dhe është i përshtatshëm për të gjitha pajisjet që mbështesin platformat iOS dhe Android.
Me vetëm disa klikime, qytetarët mund të kontribuojnë drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë në komunitetin e tyre, duke bashkëpunuar ngushtë me Policinë e Republikës së Kosovës.
Policia apelon tek qytetarët që të:
-
shkarkojnë aplikacionin,
-
raportojnë me besim,
-
dhe të jenë pjesë aktive në ruajtjen e sigurisë publike.
Siguria është përgjegjësi e përbashkët. /Lajmi.net/