“Po ku je p***** e nanës…”, dalin pamje: Momenti kur vëllai dhe nipi i Halil Thaçit të VV-së rrahin djalin e veteranit të UÇK-së

Janë publikuar pamjet nga ngjarja e rëndë që dyshohet të ketë ndodhur mbrëmë në fshatin Baimofc të Obiliqit, ku dy persona dyshohet se kanë sulmuar një tjetër. Sipas Gazetës Demos, dyshohet se bëhet fjalë për vëllain dhe nipin e kryetarit të zgjedhur të Obiliqit nga radhët e VV-së, Halil Thaçit. Në pamjet e siguruara nga…

Lajme

31/12/2025 14:31

Janë publikuar pamjet nga ngjarja e rëndë që dyshohet të ketë ndodhur mbrëmë në fshatin Baimofc të Obiliqit, ku dy persona dyshohet se kanë sulmuar një tjetër.

Sipas Gazetës Demos, dyshohet se bëhet fjalë për vëllain dhe nipin e kryetarit të zgjedhur të Obiliqit nga radhët e VV-së, Halil Thaçit.

Në pamjet e siguruara nga GazetaDemos, shihen Arben e Erlind Thaçi, teksa gjendeshin në veturën e tyre, duke u ndalur prapa veturës së viktimës së rastit (i cili dyshohet të jetë djali i veteranit të UÇK-së), dhe për motive akoma të paqarta, zbresin nga vetura e nisen drejt veturës së lartëcekurit, teksa njëri prej tyre nga pjesa e prape, pajiset me një mjet të fortë.

Viktima e rastit dëgjohet duke bërtitur “o babë”, teksa bërtasin edhe të dyshuarit “po ku je, p***** e nanës ta q*****”.

Dy të dyshuarit  janë dërguar në paraburgim, teksa viktima e rastit ka pranuar tretman mjekësor.