Vdekja e dy të rinjve në Pejë – Prokuroria sekuestron telefonat dhe kamerat, trupat dërgohen në IML

Qyteti i Pejës u trondit pasditen e së martës, pasi në një vilë u gjetën të vdekur dy të rinj. Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, në emisionin “Kosova Today”, dha detaje mbi rastin. Sipas Nikçit, nuk janë konstatuar shenja dhune, e as nuk janë gjetur armë në venin e ngjarjes. “Në vendin…

Lajme

31/12/2025 13:36

Qyteti i Pejës u trondit pasditen e së martës, pasi në një vilë u gjetën të vdekur dy të rinj.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, në emisionin “Kosova Today”, dha detaje mbi rastin.

Sipas Nikçit, nuk janë konstatuar shenja dhune, e as nuk janë gjetur armë në venin e ngjarjes.

“Në vendin e ngjarjes janë siguruar prova që do të shërbejnë për veprime të mëtutjeshme, dhe njëkohësisht personeli i këtij moteli janë identifikuar si dëshmitarë të mundshëm. Trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion, derisa jemi në pritje të rezultateve preliminare të veprimeve hetimore dhe raportit të autopsisë”, tha Nikçi.

Ndërkohë, ai shtoi se rasti është duke u hetuar si “vdekje e dyshimtë”.

“Është duke u trajtuar si vdekje e dyshimtë, pasi kemi dy viktima. Besoj se raporti i autopsisë do t’i tregojë shkaqet e vdekjes dhe kjo do që çeli rrugë për proces hetimor, dhe të kuptojmë më shumë nga provat e grumbulluara në vendin e ngjarjes, siç është sekuestrimi i kamerave dhe njëkohësisht i telefonave”.