Mbi 65% të kutive të votimit të numërurara – Këta janë kandidatët për deputetë që po i pasojnë kryetarët e partive
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, edhe pak minuta e përfundon numërimin e votave për deputetë për ditën e sotme. Deri tani, numërimi i votave ka përfunduar në 9 QKN, ndërsa po vazhdon edhe në 29 sosh, shkruan lajmi.net. Sipas rezultateve nga numërimi i mbi 65% të kutive të votimit, vetëm se disa nga kandidatët për deputetë…
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, edhe pak minuta e përfundon numërimin e votave për deputetë për ditën e sotme.
Deri tani, numërimi i votave ka përfunduar në 9 QKN, ndërsa po vazhdon edhe në 29 sosh, shkruan lajmi.net.
Sipas rezultateve nga numërimi i mbi 65% të kutive të votimit, vetëm se disa nga kandidatët për deputetë kanë “nxënë” vendet e tyre në listat me deputetët më të votuar dhe nuk po i lëshojnë ata.
Në Lëvizjen Vetëvendosje, që po kryeson kandidati për kryeministër i kësaj partie Albin Kurti me 252 mijë e 812 vota, këta janë kandidatët që vijnë pas tij.
2. Glauk Konjufca me 175 mijë e 970 vota
3.Albulena Haxhiu me 92 mijë e 381 vota;
4. Hekuran Murati me 91 mijë e 750 vota
5. Donika Gërvalla- Schwarz me 82 mijë e 117 vota.

Nga PDK, i pari me më së shumti vota është Bedri Hamza, kandidat për kryeministër nga kjo parti me 104 mijë e 540 vota.
Pas tij vijnë:
2. Arian Tahiri me 48 mijë e 492 vota;
3. Përparim Gruda me45 mijë e 433 vota;
4. Uran Ismaili me 32 mijë e 332 vota dhe
5. Sala Jashari me 33 mijë e 25 vota.

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës, gjithashtu vota më së shumti mori kandidati për kryeministër i kësaj partie, Lumir Abdixhiku me 49 mijë e 728 vota.
Pas tij vijnë:
2. Hykmete Bajrami me 31 mijë e 273 vota
3. Ukë Rugova me 27 mijë e 528 vota
4. Avdullah Hoti me 24 mijë e 479 vota dhe
5. Doarsa Kica Xhelili me 24 mijë e 479 vota.

Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, listës si kandidati më i votuar i prinë, kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj me 26 mijë e 256 vota.
Pas tij vijnë:
2. Daut Haradinaj me 16 mijë e 228 vota;
3. Besnik Tahiri me 15 mijë e 587 vota;
4. Bekë Berisha me 11 mijë e 539 vota dhe
5. Agim Çeku me 10 mijë e 625 vota.

Nga rezultatet preliminare të publikuara nga KQZ, më 28 dhjetor, kjo është radhitja e partive politike:
LVV: 49,34% apo 433 mijë e 394 vota
PDK: 20,98% apo 184 mijë e 318 vota
LDK: 13,57% apo 119 mijë e 201 vota
AAK: 5,66% apo 49 mijë e 698 vota.
Rezultatet përfundimtare pritet të publikohen pasi të numërohen edhe votat me kusht, ato të diasporës dhe votat e personave me nevoja të veçanta. /Lajmi.net/