Besnik Tahiri e siguron që AAK është pjesë e Kuvendit edhe nëse nuk e merr asnjë votë nga diaspora ose ato me kusht
Ish-deputeti i AAK-së dhe njëherit kandidat për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Besnik Tahiri ka dhënë një lajm të mirë për përkrahësit e AAK-së. Ai ka njoftuar se AAK do të jetë në Kuvend, pavarësisht votave të marra nga diaspora ose ato me kusht. “Aleanca qysh tash i ka 50 mijë vota veç në…
Lajme
Ish-deputeti i AAK-së dhe njëherit kandidat për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Besnik Tahiri ka dhënë një lajm të mirë për përkrahësit e AAK-së.
Ai ka njoftuar se AAK do të jetë në Kuvend, pavarësisht votave të marra nga diaspora ose ato me kusht.
“Aleanca qysh tash i ka 50 mijë vota veç në Kosovë dhe, edhe nëse nuk merr asnjë votë nga diaspora ose nga votat me kusht, është pjesë e Kuvendit të ardhshëm me grupin e vet parlamentar. Veç thash t’ju kallxoj për ju që nuk e dini!”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Tahiri deri tani, kur janë numëruar mbi 60% të kutive të votimit, është i treti me vota nga AAK, pas Ramush Haradinajt e Daut Haradinajt.
Ai deri tani ka marrë 14 mijë e 479 vota, duke e siguruar një ulëse në Kuvend.
AAK bazuar në rezultatet preliminare të AAK-së, ka marrë 5,66% të votave, duke u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës me 6 deputetë. Këta deputetë sipas kuotës gjinore duhet të jenë 4 meshkuj dhe 2 femra, e që sipas rezultateve të deritanishme, AAK do të përfaqësohet nga Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Time Kadrijaj dhe Albana Bytyqi. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i tij në Facebook: