KQZ: Përfundon numërimi në 9 QKN, po vazhdon në 29 komuna të tjera
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se deri sot pasdite, është përmbyllur numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekte politike nga formularët e plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve në 9 Qendra Komunale të Numërimit. Ky proces i numërimit ka përfunduar në Mamushë, Shtërpcë, Junik, Han i Elezit,…
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se deri sot pasdite, është përmbyllur numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekte politike nga formularët e plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve në 9 Qendra Komunale të Numërimit.
Ky proces i numërimit ka përfunduar në Mamushë, Shtërpcë, Junik, Han i Elezit, Kllokot, Mitrovicë e Veriut, Novobërdë, Zveçan dhe Viti, shkruan lajmi.net.
“Deri më tani (e martë, 30 dhjetor 2025, ora 18:00) numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara nga të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit është 1,221 nga 2,557 vendvotime apo 47.75%. Procesi i numërimit dhe verifikimit është duke vazhduar në 29 QKN-të tjera”, ka njoftuar KQZ.
Të dhënat nga KQZ, po transmetohen në platformën e KQZ-së për rezultate. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: