Egzon Azemi- Ramës: Dëshmoje se s’je vegël e grupeve të interesit për pronat në Prishtinë, se jam i bindur që ti s’je koka aty
Komuna e Prishtinës ka thirrur sot një seancë të jashtëzakonshme. Kjo seancë ka në rend dite vetëm një pikë. “Propozim-vendimin për miratimin paraprak të listës së veçantë të pronave të paluajtshme të Komunës që planifikohen për dhënien në shfrytëzim në vitin 2026”, është pika që do të shqyrtohet gjatë saj”. Me këtë rast u deklarua…
Lajme
Komuna e Prishtinës ka thirrur sot një seancë të jashtëzakonshme. Kjo seancë ka në rend dite vetëm një pikë.
“Propozim-vendimin për miratimin paraprak të listës së veçantë të pronave të paluajtshme të Komunës që planifikohen për dhënien në shfrytëzim në vitin 2026”, është pika që do të shqyrtohet gjatë saj”.
Me këtë rast u deklarua edhe asamblisti i Vetëvendosjes, Egzon Azemi.
Ai kërkoi nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama që të mos u kryej favore apo të mos u ndihmojë individëve të ndryshëm që kanë interesa nga pronat komunale.
“Këtu të gjithë e dimë dhe pajtohemi se Prishtina është një nga qytetet më së paku prona publike në pronësi të saj.Tema të tilla ish dashtë me kon diskutime të mirëfillta dhe pa anim e inate politike, por për të mirën e vetme të një qyteti që fatkeqësisht posedon shumë pak prona publike, por çka po vazhdon me ndodhë ende është se pikërisht për temat ma të rëndësishme për prona që kanë miliarda euro, tentojnë me u bë krejtësisht pa diskutim e shpejtë e shpejtë e madje pikërisht në këto dy drejtori me rëndësi kyçe për kryeqytetin, krijohen pazare shkarkohen drejtorët për arsye që nuk publikohen e emërohen të tjerë.
Ka dëshmi që ka pasur presion për miratimin e pronave të caktuara.Fatmirësisht që ka ende njerëz të mirë që reagojnë e nuk lejojnë me u keqpërdorë prona në këtë mënyrë.
Jam i bindur se grupi i LDK-së e dinë për kë po flas.”,deklaroi Azemi, transmeton lajmi.net.
Ai iu drejtua Ramës, duke i thënë që ta dëshmojë që s’është vegël e grupeve të interesit.
“Nuk keni apliku në projektin e thirrjen e ministrisë për me i dhanë pronat e qytetit tonë për më u ndërtu banesat për çiftet e reja, për banesat me çmim të përballueshëm.Kanë apliku kryetarët e tjerë dhe i kanë fitu. Dëshmoje që nuk të kanë marrë në shfrytëzim grupet e interesit, e që s’je vegël e tyre e këtyre pronave.Sepse unë jam i bindur se nuk je koka e kësaj koke kriminale, por dëshmoje që nuk je as dora përmes së cilës mundohet që Prishtina me u bë edhe më e varfër.”./Lajmi.net/