Gara e ngushtë në AAK: Bekë Berisha kalon Time Kadrijajn, Ramush Haradinaj kryeson
Pas numërimit të mbi 24% të votave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet paraprake për kandidatët për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Zgjedhjet e 28 Dhjetorit 2025. Sipas të dhënave, Ramush Haradinaj vazhdon të kryesojë listën, ndërsa Bekë Berisha ka kaluar Time Kadrijajn, duke u renditur nga e katërta…
Lajme
Pas numërimit të mbi 24% të votave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet paraprake për kandidatët për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Zgjedhjet e 28 Dhjetorit 2025.
Sipas të dhënave, Ramush Haradinaj vazhdon të kryesojë listën, ndërsa Bekë Berisha ka kaluar Time Kadrijajn, duke u renditur nga e katërta në vend të pestë, për shkak të diferencës së vogël në vota. Gara mbetet e ngushtë për pozicionet e tjera pas Ramush Haradinajt.
Renditja aktuale e kandidatëve nga AAK është:
-
Ramush Haradinaj – 9,548 vota
-
Daut Haradinaj – 5,955 vota
-
Besnik Tahiri – 5,760 vota
-
Bekë Berisha – 4,091 vota
-
Time Kadrijaj – 4,031 vota
-
Burim Ramadani – 3,789 vota
-
Agim Çeku – 3,599 vota
-
Arber Tolaj – 3,545 vota
-
Arton Demhasaj – 2,499 vota
-
Albana Bytyqi – 2,420 vota /Lajmi.net/