Fillon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

Sot në Qendrat Komunale të Numërimit, ka filluar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë. Në këto Qendra, përveç këtyre votave do të verifikohet edhe njëherë rezultati i subjekteve politike, shkruan lajmi.net. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. “Përveç numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, në këto qendra, sipas Rregullores Zgjedhore…

Lajme

29/12/2025 12:45

Sot në Qendrat Komunale të Numërimit, ka filluar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë.

Në këto Qendra, përveç këtyre votave do të verifikohet edhe njëherë rezultati i subjekteve politike, shkruan lajmi.net.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Përveç numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, në këto qendra, sipas Rregullores Zgjedhore të KQZ-së për Qendrat Komunale të Numërimit, do të bëhet edhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët që janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve”, ka thënë Elezi.